KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo i dërgon mesazh indirekt Jesusit? Portugezi shfaqet duke luajtur golf

Ronaldo i dërgon mesazh indirekt Jesusit? Portugezi shfaqet duke luajtur golf

Cristiano Ronaldo duket se ka gjetur një pasion të ri jashtë futbollit.

Ylli portugez është shfaqur duke luajtur golf në Riad, në një moment që ka ngjallur diskutime për një mesazh të mundshëm indirekt ndaj trajnerit Jorge Jesus.

Ronaldo publikoi një fotografi në Instagram, ku shihej në fushën e golfit së bashku me dy miq, pikërisht në kohën kur Jorge Jesus dhe Bernardo Silva po mbanin konferencë për shtyp para ndeshjes së Portugalisë me Danimarkën.

Në shoqërinë e tij ishin edhe José Semedo, drejtor ekzekutiv i Al Nassr, dhe Simão Coutinho, drejtor sportiv i klubit saudit.

Ronaldo ishte kthyer në Riad pas disa ditësh të kaluara në Portugali.

Pas tërheqjes nga Kombëtarja, kjo ishte paraqitja e parë e Ronaldos larg angazhimeve me Portugalinë, në prag të ndeshjes së parë të skuadrës pa të.

Publikimi i fotografisë në atë moment ka ngritur dyshime nëse bëhej fjalë për një mesazh ndaj Jesusit, me të cilin pati përplasje para vendimit për t'u larguar nga përfaqësuesja.

Ndërkohë, Jorge Jesus foli me respekt për ish-kapitenin dhe idenë e Federatës Portugeze për ta nderuar atë para ndeshjes me Danimarkën.

“Askush nuk mund t'i harrojë 23 vitet që Cristiano kaloi me Kombëtaren dhe gjithçka që dha për futbollin”, deklaroi Jesus.

Ai shtoi: “Është një ide e mrekullueshme që të mos harrojmë se ai është një legjendë e futbollit portugez. Nuk e di çfarë do të ndodhë më tej, këtë e di vetëm ai”. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.