KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

SHBA-ja humb statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vjetësh, mbi 5.400 raste të raportuara gjatë vitit 2026

SHBA-ja humb statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vjetësh, mbi 5.400 raste të raportuara gjatë vitit 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur statusin e vendit që ka eliminuar përhapjen e vazhdueshme të fruthit, duke i dhënë fund një periudhe 26-vjeçare në të cilën sëmundja konsiderohej e eliminuar në këtë vend.

Sipas CNN-it, një komision i pavarur ekspertësh, i cili raporton te drejtori i Organizatës Panamerikane të Shëndetësisë (PAHO), ka konstatuar se SHBA-ja nuk i përmbush më kriteret për ta mbajtur këtë status, transmeton Zeri.info.

Fruthi konsiderohej i eliminuar në SHBA që nga viti 2000, falë vaksinimit të gjerë të popullsisë. Megjithatë, kjo nuk nënkuptonte se rastet e sëmundjes ishin zhdukur plotësisht, por se përhapja e vazhdueshme brenda vendit ishte ndërprerë.

Vendimi vjen pas disa vitesh me rritje të rasteve dhe rënie të nivelit të vaksinimit. Sipas CNN-it, gjatë vitit 2026 në SHBA janë raportuar më shumë se 5.400 raste të fruthit, numri më i lartë që nga viti 1991.

Komisioni ndërkombëtar e konsideron fruthin sëmundje endemike kur infeksionet e shkaktuara nga i njëjti variant i virusit transmetohen nga një person te tjetri për të paktën 12 muaj brenda një shteti.

Për të përcaktuar nëse kjo ka ndodhur, ekspertët analizojnë kodin gjenetik të viruseve të marra nga pacientët, duke identifikuar nëse rastet janë pjesë e zinxhirëve të njëjtë të transmetimit.

Një studim paraprak i publikuar në gusht nga shkencëtarët e laboratorit të shëndetit publik në Utah kishte evidentuar se i njëjti variant i fruthit ishte përhapur në këtë shtet për më shumë se një vit, duke shkaktuar mbi 600 raste nga qershori i vitit 2025 deri në qershor të vitit 2026.

Përveç Utahut, shpërthime të vazhdueshme të sëmundjes janë regjistruar edhe në Karolinën e Jugut, Pensilvani, Wisconsin dhe Nju Jork.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), pothuajse të gjitha rastet e raportuara gjatë këtij viti janë te personat që nuk janë vaksinuar kundër fruthit ose statusi i vaksinimit të të cilëve nuk dihet.

Rreth një në nëntë pacientë të raportuar është shtruar në spital, ndërsa autoritetet shtetërore kanë konfirmuar të paktën dhjetë vdekje të lidhura me sëmundjen.

Vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) konsiderohet mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Dy doza të vaksinës ulin me 97 për qind rrezikun e infektimit krahasuar me personat e pavaksinuar./Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.