KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte kokainë, ekstazi, marihuanë e MDMA

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte kokainë, ekstazi, marihuanë e MDMA

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar, tri qese najloni me 13.91 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit kokainë, MDMA dhe ekstazi, 14.19 gramë substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë, të premten, në ora 09:00.

Të dyshuarit po ashtu i janë sekuestruar dy peshore digjitale dhe 450 euro që dyshohet se janë fituar nga shitja e narkotikëve.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.