KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia me plan të veçantë operativ për ndeshjen Kosovë–Izrael, paralajmërohen kufizime në trafik

Policia me plan të veçantë operativ për ndeshjen Kosovë–Izrael, paralajmërohen kufizime në trafik

Policia e Kosovës ka përgatitur një plan të veçantë operativ për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila luhet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Në njoftimin e saj, Policia ka bërë të ditur se masat e sigurisë kanë nisur që nga ardhja e përfaqësueses së Izraelit në Kosovë, duke përfshirë përcjelljen e ekipit mysafir dhe sigurimin e lëvizjeve të futbollistëve dhe stafit të tij gjatë qëndrimit në vend, transmeton lajmi.net.

Masat e shtuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa Policia ka paralajmëruar se gjatë lëvizjes së eskortës mund të ketë kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor.

Për këtë arsye, qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Policia ka bërë të ditur se aktivitetet e sigurisë do të zhvillohen në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe ruajtjes së rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Në të njëjtën kohë, Policia u ka bërë thirrje tifozëve që t’i respektojnë udhëzimet e FFK-së, të paraqiten me kohë në stadium, të mos marrin me vete sende të ndaluara apo mjete të rrezikshme dhe të kenë me vete biletat dhe dokumentet identifikuese gjatë hyrjes.

Institucioni ka theksuar se do të bashkëpunojë edhe me kompanitë e angazhuara për sigurinë në stadium, ndërsa ka ftuar qytetarët që për çdo informacion apo rast të kontaktojnë Policinë në numrin 192.

Ndeshja Kosovë–Izrael zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Kombeve, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.