KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Besiktasi nis ofensivën për yllin e Real Madridit, pret babanë e tij për tri ditë në Stamboll

Besiktasi nis ofensivën për yllin e Real Madridit, pret babanë e tij për tri ditë në Stamboll

Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi turk ka pritur për tri ditë në Stamboll babanë e futbollistit maroken, Abdelkader Diaz, në një lëvizje që dëshmon seriozitetin e drejtuesve për ta realizuar këtë transferim.

Sipas gazetës turke Fotospor, presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, dhe trajneri Vincenzo Italiano janë takuar me babanë e lojtarit për të diskutuar mundësinë e transferimit të djalit të tij në Turqi.

Gjatë takimit, drejtuesit e klubit kanë prezantuar projektin sportiv dhe rolin që Brahim Diaz do të kishte në skuadër, duke synuar ta bindin atë për një aventurë të re në kampionatin turk.

Bisedimet për këtë transferim kanë nisur prej disa javësh. Në fund të tetorit, Brahim Diaz zhvilloi edhe një videotelefonatë me trajnerin italian, Vincenzo Italiano, me miratimin e drejtuesve të Real Madridit.

Gjatë kësaj bisede, Italiano i prezantoi futbollistit detajet e projektit të Beshiktashit dhe rëndësinë që ai do të kishte në planet e skuadrës.

Sipas mediumit turk, biseda la përshtypje pozitive te reprezentuesi i Marokut, gjë që i shtyu drejtuesit e Beshiktashit t’i intensifikonin përpjekjet.

Kështu, klubi turk ka kaluar nga kontaktet fillestare me futbollistin në bisedime të drejtpërdrejta me rrethin e tij familjar, duke synuar të kuptojë mundësitë reale të realizimit të marrëveshjes përpara se të hapë negociatat zyrtare me Real Madridin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.