KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendim i papritur në SHBA, ndalohen të gjitha fluturimet për arsye sigurie

Vendim i papritur në SHBA, ndalohen të gjitha fluturimet për arsye sigurie

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke përmendur rrethana të jashtëzakonshme dhe arsye sigurie.

Vendimi i pazakontë vjen pasi agjencia raportoi probleme serioze në sistemet e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror.

“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie, me urdhër të Qendrës Federale të Komandës së Aviacionit, të gjitha aeroportet janë urdhëruar të ndalojnë nisjet e aeroplanëve”, thuhet në njoftimin e FAA-së.

Agjencia ka udhëzuar që të gjithë aeroplanët që presin të nisen të qëndrojnë në tokë deri në një njoftim të dytë, ndërsa fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në SHBA do të trajtohen individualisht, rast pas rasti.

Pak para shpalljes së masës në nivel kombëtar, FAA kishte pezulluar trafikun ajror në Chicago për shkak të problemeve të komunikimit.

Sipas CBS News, një urdhër i ngjashëm për ndalimin e nisjeve ishte lëshuar edhe për Aeroportin Ndërkombëtar Midway.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë pezullimi dhe kur pritet të rikthehet funksionimi normal i trafikut ajror.

Vendimi pritet të shkaktojë ndërprerje të konsiderueshme në transportin ajror në të gjithë SHBA-në. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.