KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

S’ka kuorum, nuk hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara

S’ka kuorum, nuk hidhet në votim Ligji për Dhomat e Specializuara

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pak pas orës 22:00, ndërsa punimet do të vazhdojnë në një seancë tjetër. Pjesën më të madhe të diskutimeve, deputetët ia kushtuan çështjes së energjisë elektrike, ndërsa në rend dite ishte edhe votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, seanca u shty për një kohë tjetër, për shkak të mungesës së kuorumit.

“Për shkak së mungesës së kuorumit, punimet e kësaj seancë vazhdojnë në një kohë tjetër”, tha kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

Deputetët e VV-së, PDK-së dhe AAK-së ishte paralajmëruar se do të votojnë pro këtij ligji në seancën që do të fillojë në ora 11:00.

Ky ligj ishte paraparë që të votohet dje, por seanca u shty shtyrë për sot.

Përfshirja e këtij ligji u bë pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së. Ligji është kthyer për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula, ndërsa Komisioni për Legjislacion ka njoftuar se për miratimin e tij pa ndryshime nevojiten 61 vota.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.