Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në sallë ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë, numër i pamjaftueshëm për vazhdimin e punimeve dhe marrjen e vendimeve.
Ajo ka njoftuar se për datën e vazhdimit të seancës do të dakordohet me shefat e grupeve parlamentare.
Për shkak të shtyrjes, mbeti pa u votuar rezoluta e propozuar nga Aleanca për energjinë, si dhe Ligji për Gjykatën Speciale, votimi i të cilit ishte paraparë në këtë seancë.
Burimi: dukagjini.com ↗

