KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erëra të forta në Prishtinë, shkaktojnë dëme materiale

Erëra të forta në Prishtinë, shkaktojnë dëme materiale

Erërat e forta që kanë përfshirë Kosovën gjatë ditës, kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna.

Në Prishtinë janë regjistruar pesë raste intervenimi, kryesisht për dëmtime të kulmeve dhe rrëzimin e drunjve. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë qëndrimit në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo drunjve që mund të rrezikohen nga erërat.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka intervenuar në pesë raste, kryesisht për dëmtime të kulmeve të objekteve dhe rrëzimin e drunjve. Sipas autoriteteve, nuk ka pasur persona të lënduar.

"Në shkollën "Shkëndija" në Hajvali si pasoj e erërave të forta është dëmtuar një pjesë e çatisë, kemi intervenuar dhe kemi riparuar. Në kopshtin "Dielli" në Bregun e Diellit 2 drunj në oborr janë  dëmtuar dhe kemi larguar. Në sheshin "Nëna Terezë" poashtu një dru, në Bregun e Diellit një pjesë e çatisë.  Janë pra disa apo 5 intervenime deri më tani", tha Lulzim Fushtica, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë qëndrimit në hapësira të hapura dhe pranë objekteve apo drunjve që mund të rrezikohen nga erërat.

Ndërkohë, sipas të dhënave meteorologjike, erërat më të fuqishme janë regjistruar në Rrafshin e Dukagjinit, ku shpejtësia e tyre ka arritur deri në 60 kilometra në orë.

"Erërat më të fuqishme ka qenë 14.5 metra për sekondë që i bije rreth 60 kilometra në orë. Në meteorologji konsiderohet erë e fort, ka qenë në rrafshin e Dukagjinit kryesisht në Prizren dhe Istog", Besim Aliu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Krahas erërave, për orët e natës parashihen edhe reshje shiu me intensitet mesatar./rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.