KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona e gjen liderin e mbrojtjes për të ardhmen

Barcelona e gjen liderin e mbrojtjes për të ardhmen

Barcelona duket se ka gjetur një tjetër talent premtues për repartin defensiv.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 19-vjeçar nga Gana, Hafiz Gariba, i cili po shkëlqen me Barcelonën B dhe është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së trajnerit Giuliano Belletti.

Sipas gazetës “Sport”, Gariba vlerësohet për forcën fizike, shpejtësinë, lojën në ajër dhe aftësinë për të nisur aksionet nga mbrojtja.

Ai ka tërhequr vëmendjen edhe të trajnerit Hansi Flick, me të cilin pati mundësinë të stërvitej gjatë verës.

Barcelona rrezikon ta humbasë talentin, klubet evropiane në pritje

Gariba, i gjatë 187 centimetra, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2028, ndërsa klauzola e largimit të tij është 20 milionë euro.

Megjithatë, interesimi nga klubet e tjera evropiane po rritet dhe ende nuk ka marrëveshje për një kontratë të re.

Mbrojtësi dëshiron të vazhdojë zhvillimin në Barcelonë, ku ndihet mirë, por drejtuesit katalunas duhet të veprojnë nëse duan ta mbajnë një prej talenteve që shihet si kandidat për ekipin e parë në vitet e ardhshme. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.