Ronaldinho është gati të rikthehet në futbollin e luajtur, plot 11 vjet pas tërheqjes nga ky sport.
Legjenda braziliane, ish-futbollist i Barcelonës dhe Milanit, ka mbërritur këtë të premte në Itali, ku do t’i bashkohet skuadrës së Ravennës.
Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho pritet të debutojë të dielën në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli”, me fillim nga ora 17:30.
Trajneri i Ravennës, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se braziliani do të aktivizohet në pjesën e dytë dhe do të ketë liri për të lëvizur në repartin ofensiv.
Ndërkohë, stërvitjen e parë me skuadrën e re pritet ta zhvillojë të shtunën. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

