KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Aeroplani i emergjencës bërthamore i SHBA-së fluturon mbi vend, ndez teori e shqetësime

Aeroplani i emergjencës bërthamore i SHBA-së fluturon mbi vend, ndez teori e shqetësime

Fluturimi i fundit i Boeing E-4B Nightwatch, i njohur si “Aeroplani i Ditës së Fundit”, shkaktoi shqetësim dhe spekulime në publik, duke ushqyer teori konspirative dhe skenarë katastrofash bërthamore, në një periudhë të tensionuar gjeopolitikisht dhe me konflikte ndërkombëtare.

Të enjten në mbrëmje, aeroplani, i përdorur për më shumë se 50 vjet si qendër komande në raste emergjencash, u shfaq për herë të parë në një aeroport civil – Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelosit.

Prania e tij shkaktoi një valë reagimesh dhe pyetjesh, për shkak të funksionit të tij si mjet fluturës për udhëheqjen politike dhe ushtarake amerikane në rast të një sulmi bërthamor.

Boeing E-4B është një nga katër aeroplanët e tillë të operuar nga Forcat Ajrore të SHBA-së.

– YouTube www.youtube.com

Ai mund të akomodojë presidentin dhe udhëheqjen më të lartë ushtarake, të drejtojë operacione ushtarake dhe të koordinojë autoritetet civile edhe pas një sulmi bërthamor.

Aeroplani mund të qëndrojë në ajër deri në një javë dhe është i mbrojtur kundër sulmeve elektromagnetike dhe ndërhyrjeve kibernetike.

Kostot operative tejkalojnë 150,000 dollarë në orë.

Megjithëse fluturimet e Nightwatch kryhen rregullisht për trajnime dhe ushtrime gatishmërie, koha dhe vendndodhja e këtij fluturimi – drejt zonës së Uashingtonit – kanë shtuar shqetësimet, duke i lidhur me tensionet aktuale ndërkombëtare, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme.

Historikisht, Nightwatch ka luajtur rol kyç pas sulmeve të 11 shtatorit dhe gjatë fatkeqësive natyrore, duke shërbyer si një qendër e lëvizshme komande.

Zyrtarisht, nuk ka pasur asnjë shpjegim për misionin e fluturimit të fundit, por ngjarja risjell në vëmendje rëndësinë e përgatitjes amerikane për skenarë ekstremë dhe emergjenca kombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.