KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

A ndikon zgjimi në orare të ndryshme në shëndetin mendor? Studimi zbulon lidhjen me depresionin dhe ankthin

A ndikon zgjimi në orare të ndryshme në shëndetin mendor? Studimi zbulon lidhjen me depresionin dhe ankthin

Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh çdo ditë në orare të ndryshme mund të lidhet me më shumë simptoma të depresionit, ankthit dhe vetmisë.

Këtë e sugjeron një studim i studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko dhe San Diego, i publikuar në revistën Scientific Reports.

Në hulumtim u analizuan të dhënat e rreth 23 mijë të rriturve, të cilët përdorën unaza inteligjente Oura për të monitoruar gjumin.

Studiuesit llogaritën rregullsinë e orarit të gjumit në një shkallë nga 0 deri në 100. Sa më i lartë rezultati, aq më i qëndrueshëm ishte ritmi i gjumit dhe zgjimit.

Pjesëmarrësit me pak ose aspak simptoma të depresionit dhe ankthit kishin mesatarisht 84 pikë.

Ndërsa ata me simptoma të rënda të depresionit kishin mesatarisht 75 pikë, kurse personat me ankth të rëndë 79 pikë. Gjumi më pak i rregullt u shoqërua gjithashtu me ndjenja më të shpeshta të vetmisë.

Ekspertët theksojnë se nuk është e domosdoshme që të gjithë të flenë saktësisht tetë orë, por mbajtja e një orari të qëndrueshëm mund të jetë shumë e rëndësishme.

Një rutinë e rregullt ndihmon edhe në stabilizimin e vakteve, aktivitetit fizik dhe jetës sociale, duke ndikuar në ritmin biologjik të trupit.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se lidhja funksionon në të dyja drejtimet: gjumi i çrregullt mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, por depresioni dhe ankthi mund ta bëjnë më të vështirë ruajtjen e një rutine.

Për këtë arsye, rezultatet nuk dëshmojnë se orari i parregullt i gjumit është shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre problemeve. Ekspertët këshillojnë gjithashtu që monitorimi i gjumit të mos kthehet në burim të ri ankthi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.