KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mungesa e terapisë në QKUK, djali detyrohet të paguajë 540 euro në muaj për barnat e nënës me kancer

Mungesa e terapisë në QKUK, djali detyrohet të paguajë 540 euro në muaj për barnat e nënës me kancer

L.XH. nga Korrotica e Ulët e Drenasit po përballet me vështirësi të mëdha financiare për sigurimin e barnave për nënën e tij, e cila tash e një vit e gjysmë është diagnostikuar me kancer dhe po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë.

Ai ka rrëfyer për IndeksOnline se tashmë tre muaj është detyruar t’i sigurojë vetë barnat për nënën, pasi ato nuk po arrin t’i marrë përmes institucioneve shëndetësore.

Sipas tij,  për barin Ibrutinib me vetëm për 30 tableta , të cilat i nevojiten për një muaj trajtim, duhet të paguajë 540 euro.

“540 euro, 30 tableta për një muaj. Muaji i tretë që detyrohem t’i blej vetë. Punoj në ndërtimtari. Që tre muaj po na imponohet t’i blejmë vetë, nuk ka, nuk ka. Më pare i gjen ku të duash, por 540 euro kushtojnë”, ka thënë ai.

Ai e përshkruan si tepër të vështirë gjendjen, duke thënë se dhimbja më e madhe është ta shohë nënën duke vuajtur, ndërkohë që përballet edhe me vështirësitë për t’ia siguruar terapinë.

“Boll e vështirë, nënë e kam. Ma zor është me pa nanën tu hjek. Jemi në këtë gjendje, kjo është tmerr, s’ka ku më keq”, është shprehur ai, raporton Indeksonline.

L.XH. shpreson që institucionet përgjegjëse ta marrin parasysh problemin dhe të ndërmarrin hapa për të siguruar barnat e nevojshme për pacientët me kancer, në mënyrë që familjet të mos detyrohen të përballojnë vetë kosto kaq të larta./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.