Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur para përballjes me Izraelin, duke vlerësuar kundërshtarin dhe përgatitjet e skuadrës për këtë ndeshje.
Foda ka konfirmuar disa mungesa në repartin defensiv, përfshirë Lumbardh Dellovën dhe Ermal Krasniqin, por është shprehur se ka besim te lojtarët që ka në dispozicion.
Sa i përket përballjes me Izraelin, trajneri gjerman ka thënë:
“Izraeli ka ekip të mirë dhe të përgatitur mirë. Ndeshjet e kaluara ishin me rezultat të ngushtë. Të gjitha ndeshjet ishin afër njëra-tjetrës. Duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar”, ka deklaruar Foda.
Ai gjithashtu ka vlerësuar gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke theksuar se është shumë më e mirë sesa në ndeshjen e kaluar ndaj Austrisë.
/GazetaBlic Sport/

