KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zbulohen 150 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë

Zbulohen 150 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, gjatë një kontrolli të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kur zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në Kosovë.

Drejtuesi i veturës, i pyetur nga zyrtarët doganorë, kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të deklaruar. Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, në veturë janë gjetur para të padeklaruara.

Fillimisht, drejtuesi kishte deklaruar se shuma ishte 120 mijë euro, por pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

Nga kjo shumë, 37 mijë e 500 euro, apo 25 për qind, janë konfiskuar për mosdeklarim, ndërsa 112 mijë e 500 eurot e tjera janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

“Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës së Kosovës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, me udhëzim të tij, drejtuesi i veturës dhe vetura janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion mbështetës për të dëshmuar prejardhjen e mjeteve monetare.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se deklarimi i mjeteve monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë është detyrim ligjor gjatë hyrjes apo daljes nga Republika e Kosovës.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në luftën kundër aktiviteteve të kundërligjshme financiare”, thuhet në njoftim.
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.