Napoli po lëviz seriozisht për transferimin e Gustavo Varelas, sulmuesit 21-vjeçar të Monzas, i cili është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në futbollin italian.
Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sulmuesit portugez, agjencia Leaderbrock. Bisedimet lidhen me mundësinë e transferimit të tij në afatin e janarit.
Varela po kalon një sezon fantastik. Ai është aktualisht golashënuesi më i mirë i Serie A me 9 gola në 10 ndeshje, duke lënë pas disa prej sulmuesve më të njohur të kampionatit.
Napoli e sheh portugezin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, por operacioni nuk do të jetë i lehtë. Monza raportohet se kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e tij dhe nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin në mes të sezonit.

