KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hajvalia bëhet me park të ri rekreativ prej 3,800 metrash katrorë

Hajvalia bëhet me park të ri rekreativ prej 3,800 metrash katrorë

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve ka njoftuar se Hajvalia është bërë me një park të ri rekreativ, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 3,800 metrash katrorë.

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, parku i ri përfshin tri kënde rekreative, fushë basketbolli, shtigje për ecje dhe vrapim, si dhe sipërfaqe të gjelbëruara.

Ky projekt synon të krijojë më shumë mundësi për aktivitete sportive, rekreacion dhe kalim të kohës në natyrë për qytetarët e të gjitha moshave.

“Hajvalia me park të ri rekreativ! Rreth 3,800 m² hapësirë e re për lojë, sport, ecje dhe rekreacion!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve.

Tutje, nga kjo drejtori kanë theksuar rëndësinë e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe rekreative në lagjet e kryeqytetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.