KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Italia mposhti Francën në shtëpi pas 64 vitesh

Italia mposhti Francën në shtëpi pas 64 vitesh

Italia i ka dhënë fund një serie prej 64 vitesh pa fitore ndaj Francës në shtëpi. Një tabu historike që u thye mbrëmë në stadiumin “San Siro”, ku të kaltrit triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj “Les Bleus”.

Fitorja e fundit e Italisë në shtëpi ndaj Francës datonte më 5 maj 1962, kur kishte fituar 2-1 në Firence, me dy gola të José Altafinit. Që nga ajo kohë, francezët kishin regjistruar katër fitore dhe dy barazime në gjashtë përballjet e radhës në Itali.

Këtë herë, skuadra e Roberto Mancinit reagoi pas disavantazhit të hershëm nga goli i Olises në minutën e 10-të. Pio Esposito barazoi në minutën e 26-të, ndërsa Davide Frattesi përmbysi rezultatin në të 63-tën. Në minutën e 75-të, Pio Esposito realizoi edhe golin e dytë personal nga penalltia, duke vulosur fitoren 3-1.

Një triumf me peshë historike për Italinë, që jo vetëm theu mallkimin 64-vjeçar, por edhe mori kreun e grupit A1 në Ligën e Kombeve me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca.
Ndërsa në total, Italia e ka mposhtur 20 herë Francën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.