Një film i ri kushtuar aktorit të njohur shqiptar, Adem Mikullovci, pritet të vijë në kinematë e Kosovës dhe më gjerë gjatë vitit 2027.
Projekti filmik mban emrin “Adem Mikullovci” dhe është realizuar nga Jeton Ahmetaj dhe Fion Aliu, të cilët janë njëkohësisht regjisorë të filmit. Skenari është shkruar nga Fion Aliu, ndërsa muzika është kompozuar nga Shkurta Baraktari.
Në projekt është përfshirë edhe Lumnie Mikullovci si konsulente artistike, ndërsa producent ekzekutiv është Fion Aliu.
Filmi vjen si një projekt që i kushtohet figurës së Adem Mikullovcit, një prej emrave të njohur të artit dhe kulturës shqiptare.
Premiera e tij në kinema është paralajmëruar për vitin 2027.
Burimi: indeksonline.net ↗

