Një ditë para ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve, janë shtuar masat e sigurisë përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjitha rrugët që shpien drejt stadiumit të kryeqytetit janë bllokuar nga Policia për qarkullimin e automjeteve, ndërsa në disa pjesë janë vendosur edhe shirita sigurie me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë, raporton Ekonomia Online.
Kosova dhe Izraeli ballafaqohen të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Burimi: zeri.info ↗

