KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shpërthen një makinë në Moskë, plagoset ish-këshilltari i ish-kryeministrit ukrainas

Shpërthen një makinë në Moskë, plagoset ish-këshilltari i ish-kryeministrit ukrainas

Një ish-këshilltar i ish-kryeministrit ukrainas Mykola Azarov është plagosur nga shpërthimi i një makine në jug të Moskës, njoftuan të premten mediat ruse.

Sipas tyre, incidenti ndodhi në një rrugë kryesore në distriktin Chertanovo të Moskës, shkruajnë mediat perëndimore, përcjell Telegrafi.

“Sipas informacioneve paraprake, Sergey Zavorotny është plagosur gjatë incidentit”, raportoi RIA, duke cituar zyrtarë të zbatimit të ligjit, dhe duke e përshkruar atë si gazetar dhe ish-këshilltar të Azarovit.

Komiteti Hetimor i Rusisë njoftoi se ka hapur një çështje penale lidhur me incidentin dhe se një ekip hetuesish është dërguar në vendngjarje.

Azarov shërbeu si kryeministër i Ukrainës nën presidencën e Viktor Janukoviçit – i cili konsiderohej gjerësisht si një udhëheqës pro-rus – midis viteve 2010 dhe 2014.

Ai jeton në Rusi që kur u largua nga Ukraina gjatë protestave të “Maidanit” në vitin 2014, të cilat çuan në rrëzimin e Janukoviçit.

“Nuk di ende asgjë, përveç asaj që dini edhe ju – se makina shpërtheu diku në zonën e Chertanovos. Ai është gjallë dhe me gjasë ndodhet në spital”, ka thënë Azarov për mediat ruse, duke shtuar se ai vetë është mirë.

Askush nuk e ka marrë ende përsipër përgjegjësinë për shpërthimin e makinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.