KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Cucurella i befasuar nga fitimi i Topit të Artë nga Kane

Cucurella i befasuar nga fitimi i Topit të Artë nga Kane

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marc Cucurella, foli për triumfin e Harry Kane në “Topin e Artë” , duke deklaruar se do t’ia kishte dhënë çmimin Kylian Mbappe ose Lamine Yamal, të cilët përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në renditje.

Gara për Topin e Artë 2026 ishte jashtëzakonisht e ngushtë, pasi Mbappe e humbi çmimin me vetëm 28 vota diferencë nga Kane.

Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer aspak yllit spanjoll të Real Madridit, Cucurella, i cili mendon se trofeu individual do duhej t’i takonte Mbappes ose Yamalit.

“Jo e padrejtë, sepse ai [Kane] arriti shifra që ndoshta nuk do t’i arrijë më”, ka thënë fillimisht Cucurella.

“Por unë do t’ia kisha dhënë Kylian Mbappes ose Lamines sepse personalisht si tifoz, do ta ndizja televizorin për t’i parë të luanin”.

“Nuk është se Kane nuk e meritonte, por më habiti”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.