Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Vushtrri, ka pranuar informatën për një rrahje në mes të katër personave në rrugën “Ismajl Qemali” në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur t’i arrestojnë dy persona të dyshuar, kurse dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në rast, sipas dëshmitarëve, janë larguar në drejtim të panjohur.
Dy personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri, ku pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndërsa dy të dyshuarit të cilët janë arratisur, Policia ka arritur që t’i identifikojë dhe të njëjtit janë në kërkim policor.

