KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër aksidente në 24 orë në rajonin e Ferizajt, pesë persona të lënduar

Katër aksidente në 24 orë në rajonin e Ferizajt, pesë persona të lënduar

Katër aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale në Ferizaj, tri nga aksidentet kanë qenë me lëndime trupore, ndërsa një tjetër ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë intensifikuar aktivitetet në terren, duke shqiptuar gjithsej 225 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.