Një person është arrestuar, pasi që një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.
Sipas raportit të PK-së gjatë 24-orëve të fundit, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në Gjilan rreth orës 21:00.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 12.11.2026 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

