Italia përmbysi rezultatin ndaj Francës, duke fituar 3-1 dhe duke u ngjitur në krye të Grupit A1 në Ligën e Kombeve.
Dy gola nga Pio Esposito dhe një nga Davide Frattesi i shkaktuan Zinedine Zidane-it humbjen e parë si trajner i “Les Bleus”
Trajneri francez u deklarua për media pas përfundimit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
“Qëndroni të qetë! Është më mirë t’i kesh ndeshje të tilla tani… Do të shohim se si do të reagojmë…
“Ishim më të dobët në duele dhe në situatat një-kundër-një. Kjo është pjesë e procesit të të mësuarit…” “E humbëm rreshtimin tonë, veçanërisht në mbrojtje, pasi Italia shënoi”, tha Zidane.
Ndërkohe trajneri italian Roberto Mancini pas fitores 3-1 të Italisë ndaj Francës tha se këto janë ndeshjet më të mira për t’u luajtur dhe për t’u fituar dhe që ishte një fitore e madhe dhe skuadra luajti shumë mirë.
“Rreziku më i madh ishte topi që luhej pas shpinës së mbrojtjes, ndaj u kërkuam lojtarëve ta zhvendosnin topin drejt krahëve.”
“Pio ishte lojtari i caktuar për të ekzekutuar penalltitë. Herën tjetër nuk do të ketë asnjë konfuzion.” u shpreh Mancini.
Ndërsa në pyetjen drejtuar Zinedine Zidane-s se a do të jetë titullar Mbappe në ndeshjen kundër Turqisë ai tha se Kylian Mbappé mund të kthehet kundër Turqisë.
“Po, po, shpresoj kështu!” “Prandaj ai qëndroi me ne në grumbullim… Nuk besoj se është diçka serioze.” “Ideja është që ta kthejmë atë në fushë” shtoi ai./IndeksOnline/

