KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lutfi Dalipi mbërrin në Kosovë: I kam thënë bubushit se do të luaj për Kosovën

Lutfi Dalipi mbërrin në Kosovë: I kam thënë bubushit se do të luaj për Kosovën

Talenti 20-vjeçar me origjinë nga Presheva, Lutfi Dalipi, ka mbërritur sonte në Kosovë, pasi vendosi që në të ardhmen ta përfaqësojë fanellën e Dardanëve.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, e cila e ka mirëpritur futbollistin në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Dalipi nuk i ka fshehur emocionet për vendimin e tij, duke zbuluar edhe një premtim që ia kishte bërë babait.

“Me zemër e kam pranuar Kosovën, sepse i kam thënë babushit se një ditë kam me luajtur ose për Kosovën, ose për Shqipërinë”, ishin fjalët e para të talentit nga Presheva.

Dalipi pritet t’i bashkohet Dardanëve në grumbullimin e muajit mars, duke përfaqësuar një tjetër talent që zgjedh Kosovën në arenën ndërkombëtare. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.