KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Talenti shqiptar “pushton” Europën, 16-vjeçari “rrëmben” medaljen e artë në shah! Reagon kryeministri Rama

Talenti shqiptar “pushton” Europën, 16-vjeçari “rrëmben” medaljen e artë në shah! Reagon kryeministri Rama

16-vjeçari shqiptar Mateu Boçi është shpallur Kampion Europe në shah për grupmoshën U16, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të Shahut, të zhvilluar nga 4 deri më 12 nëntor në Kretë të Greqisë.

Kjo arritje e talentit shqiptar ka shënar një sukses të jashtëzakonshëm për sportin shqiptar. Mateu Boçi, i cili përfaqëson Klubin Sportiv Tirana dhe mban titullin Mjeshtër FIDE, arriti të triumfojë në këtë kompeticion europian, duke shënuar një tjetër moment krenarie për shahun shqiptar.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka përgëzuar talentin e ri për këtë arritje.

“Një lajm i bukur për shahun shqiptar. Në datat 4-12 nëntor, në Kretë të Greqisë, u zhvillua Kampionati Europian i Shahut për grup-moshat U8, U10, U12, U14, U16 dhe U18. Mateu Boçi, përfaqësues i Klubit Sportiv Tirana, u shpall Kampion Europe,” shkruan Rama në postim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.