KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashiq: Lista nuk heq dorë nga mosnjohja e Kosovës

Gashiq: Lista nuk heq dorë nga mosnjohja e Kosovës

Lista Studentore, fituese e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, nuk paralajmëron ndryshim të politikës ndaj Kosovës. Profesorët në Kosovë vlerësojnë se, pavarësisht ndryshimit të pushtetit, Beogradi do të vazhdojë politikën e mosnjohjes dhe të pretendimeve territoriale.

Lista Studentore, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare në Serbi, nuk paralajmëron asnjë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës.

Përkundrazi, përfaqësuesi i saj dhe kandidati për deputet Jugosllav Gashiq, konfirmon se kjo listë mbetet e përkushtuar ndaj politikës së mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës dhe zbatimit të Kushtetutës së Serbisë edhe në raport me Kosovën.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, Gashiq ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqen nga programi i tyre për Kosovën, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si realitetin e krijuar në terren.

Ai ka paralajmëruar se qeveria e re në Beograd do të angazhohet për ruajtjen e institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë ato të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe Kishën Ortodokse Serbe.

Gashiq ka kundërshtuar edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për Kosovën si shtet të pavarur, duke thënë se edhe Kushtetuta e Serbisë është realitet që duhet respektuar.

Madje, ai ka lënë të kuptohet se për Listën Studentore nuk bëhet fjalë për kompromis në këtë drejtim, por për vazhdimin e qëndrimit të saj politik ndaj Kosovës.

E pavarësisht ndryshimit të emrave dhe përbërjes politike, qëndrimi ndaj shtetësisë së Kosovës duket se mbetet i pandryshuar.

Madje, sipas profesorëve universitarë në Kosovë, Lista Studentore nuk përfaqëson një shkëputje nga politika e Aleksandër Vuçiqit, por vazhdimësi të saj me të njëjtën qasje kundërshtuese ndaj Republikës së Kosovës.

“Në qoftë se tani kemi rikonfirmim të qëndrimeve të njëjta kundrejt Kosovës duke ju referuar Kushtetutës së Serbisë, atëherë janë sinjale të qarta të një sfide të ardhshme që nënkupton vazhdimësinë e politikës hegjemoniste të Serbisë kundrejt vendeve të tjera në rajon dhe në veçanti kundrejt Republikës së Kosovës”, ka thënë Arben Fetoshi, profesor në UP, Instituti, Octopus.

Ndryshimi i pushtetit në Serbi pas 14 vjetësh, sipas profesorëve të gjeopolitikës, nuk nënkupton edhe shkëputje nga politika e vjetër ndaj Kosovës. Sipas tyre, edhe me një udhëheqje të re, Beogradi pritet t’i mbetet besnik pretendimeve territoriale, duke vazhduar ta trajtojë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe duke mos hequr dorë nga politika e mosnjohjes së pavarësisë së saj.

“Absolutisht identike me atë çfarë ka pasur Vuçiçi. Dhe natyrisht e kemi thënë edhe më përpara dhe po e përsërisim, është fakti se Serbia ndoshta i ka ndryshuar figurat politike, por s'e ka ndryshuar mendësinë. Dhe ajo ideologjia e vjetër e Vuçiqit, që natyrisht ishte e trashëguar më herët edhe nga Millosheviqi, vazhdon edhe me listën e studentëve”, ka thënë Dorajet Imeri, profesor i gjeopolitikes

Fetoshi e Imeri thonë se përderisa Beogradi vazhdon t`i mbajë gjallë pretendimet territoriale, ndryshimi politik mbetet vetëm formal, ndërsa qasja ndaj Kosovës dëshmon se retorika dhe ambiciet e politikës së vjetër vazhdojnë të mbijetojnë edhe nën udhëheqje të re. /rtk

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.