Altera Regina zgjeron portofolin e saj të projekteve me Ring Residences, një tjetër mundësi investimi në tregun imobiliar, që vjen në kuadër të vizionit të kompanisë për zhvillimin e projekteve me vlerë, cilësi dhe perspektivë afatgjatë.
Me nisjen zyrtare të rezervimeve, Ring Residences synon të tërheqë vëmendjen jo vetëm të blerësve vendas, por edhe të shtetasve të Kosovës, të cilët gjithnjë e më shumë po e shohin Vlorën si një destinacion të preferuar për të pasur një apartament të dytë, për pushime apo si mundësi investimi.
Për shumë kosovarë, Vlora mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera në bregdetin shqiptar, ndërsa projektet e zhvilluara nga Altera Regina përfaqësojnë një alternativë interesante për ata që kërkojnë të kenë pronën e tyre në këtë qytet bregdetar.
Përmes Ring Residences, Altera Regina vijon angazhimin për të sjellë projekte që i përgjigjen kërkesës në rritje për prona cilësore, duke synuar të krijojë vlerë si për banorët e ardhshëm, ashtu edhe për investitorët.
Rezervimet për Ring Residences kanë nisur!


