Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    DPHM: Temperatura -8 është matur në Kodrën e Diellit, shtresa e borës ka arritur 31 centimetra

    January 11, 2026

    Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

    January 11, 2026

    Një person i vdekur dhe 300 shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Australi

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • DPHM: Temperatura -8 është matur në Kodrën e Diellit, shtresa e borës ka arritur 31 centimetra
    • Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes
    • Një person i vdekur dhe 300 shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Australi
    • Alba i afrohet Limit dhe qan me dënesë: Ti se din se si kanë qenë dy muaj këtu
    • Donnarumma e vlerëson Ligën Premier si më të mirën në botë
    • Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohësve është i drejtë por i vonuar
    • Çfarë ndodhi? Shikuesit e BBVK-së ankohen për ndërprerje të transmetimit – “vlojnë” paknaqësitë në komente
    • 27-vjetori i vrasjes së Enver Malokut, Abdixhiku nderon jetën dhe veprën e tij
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk – një tjetër në kërkim

    Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk – një tjetër në kërkim

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 Kontrabandë me mallra 2 Mins Read
    Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk - një tjetër në kërkim
    Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk - një tjetër në kërkim
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

    Policia në një njoftim për media thekson se lidhur me këtë kanë arrestuar një shtetas turk, një tjetër është në kërkim, ndërkaq po ashtu kanë sekuestruar sasi të mëdha veshjesh, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare.

    Lexoni të plotë njoftimin e Policisë së Shqipërisë:

    Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

    Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

    Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

    Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

    Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

    Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.

    Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

    Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Tregu tek ish-Uzina “Dinamo” kthehet në hi, zjarri dogji mbi 100 magazina, subjektet të pasiguruara

    Shtëllunga deri në qiell, shkrumbohet tregu i rrobave të përdorura në Tiranë

    Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” dhe policisë

    AKU Tiranë bllokon 5 ton djathë  dhe 944 kg fileto pule

    Aksion antidrogë në Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë

    Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetë-përjashtuar

    Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës dënon me 30 ditë përjashtim 6 deputetë të PD – për 23 të tjerë vetëm tërheqje vëmendje

    LEXO GJITHASHTU

    DPHM: Temperatura -8 është matur në Kodrën e Diellit, shtresa e borës ka arritur 31 centimetra

    January 11, 2026

    Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

    January 11, 2026

    Një person i vdekur dhe 300 shtëpi dhe ndërtesa të shkatërruara nga zjarret në Australi

    January 11, 2026

    Alba i afrohet Limit dhe qan me dënesë: Ti se din se si kanë qenë dy muaj këtu

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Donnarumma e vlerëson Ligën Premier si më të mirën në botë

    January 11, 2026

    Shfuqizimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, sipas njohësve është i drejtë por i vonuar

    January 11, 2026

    Çfarë ndodhi? Shikuesit e BBVK-së ankohen për ndërprerje të transmetimit – “vlojnë” paknaqësitë në komente

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.