KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajm i madh për Medon Berishën, mesfushori shqiptar rikthehet pas një periudhe të gjatë

Lajm i madh për Medon Berishën, mesfushori shqiptar rikthehet pas një periudhe të gjatë

Lajme të mira për Medon Berishën dhe skuadrën e Lecces në Serie A.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, pas një periudhe të gjatë larg fushave për shkak të lëndimeve.

Sipas mediumit italian “Tuttomercatoweb”, Berisha ka kompletuar seancën stërvitore dhe pritet të jetë në dispozicion për përballjen ndaj Lazios, më 21 nëntor.

23-vjeçari kishte pësuar një lëndim të rëndë më 12 dhjetor 2025, që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Ai u rikthye për vetëm tetë minuta në fillim të këtij sezoni, në humbjen ndaj Cagliarit, por më pas pësoi një tjetër lëndim.

Tashmë, Berisha është shumë pranë rikthimit të plotë dhe pritet të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Eusebio Di Francesco.

Mesfushori i lindur në vitin 2003 numëron katër paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.