KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronarët e qenve që të mos i lëshojnë kafshët e tyre të lira në hapësira publike dhe të mos pengojnë ekipet që janë duke realizuar aktivitetet në terren për menaxhimin e qenve endacakë.

Përmes një njoftimi të publikuar në facebook, kjo drejtori ka bërë të ditur se kompania e kontraktuar për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë është duke zhvilluar aktivitetet e parapara në terren.

Me këtë rast, pronarëve të qenve u është kërkuar që të bashkëpunojnë me ekipet e angazhuara dhe të shmangin çdo pengesë gjatë punës së tyre.

“Drejtoria për Bujqësi njofton të gjithë qytetarët se kompania e kontraktuar për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë është duke realizuar aktivitetet e saj në terren.

Me këtë rast, kërkojmë nga pronarët e qenve që të mos pengojnë punën e ekipit të angazhuar, që qentë mos t’i lëshojnë të lirë në hapësira publike”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.