KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula takon guvernatorin e BQK-së, diskutohet përfshirja e Kosovës në SEPA

Presidentja Shiroka Pula takon guvernatorin e BQK-së, diskutohet përfshirja e Kosovës në SEPA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala.

Me këtë rast, guvernatori Ismaili dhe zëvendësguvernatorja Shala e kanë uruar presidenten për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit, presidentja është njoftuar për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të Bankës Qendrore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si dhe rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë për avancimin e këtij procesi.

Po ashtu, është diskutuar për mundësitë e përfshirjes së Kosovës në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër.

Në takim janë trajtuar edhe modernizimi i sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus të veçantë te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.