Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër shumë të kufizuar.
Nga 499 njësi që planifikohen të prodhohen në mbarë botën, vetëm 182 do të jenë për tregun amerikan, me çmim fillestar prej 700 mijë dollarësh.
Nuvolari do të ketë një motor V8 biturbo me 789 kuaj fuqi, të kombinuar me tre motorë elektrikë, duke arritur një fuqi totale prej 987 kuajsh.
Supervetura mund të përshpejtojë nga 0 në 96 km/h për vetëm 2.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin rreth 350 km/h.
Modeli përfshin teknologji të frymëzuara nga Formula 1, aerodinamikë aktive dhe sistemin inteligjent Quattro me tërheqje në të katër rrotat.
Audi gjithashtu ofron mbi 50 ngjyra të jashtme, mundësi të shumta personalizimi të enterierit dhe elemente prej fibrash karboni.
Porositë tashmë janë hapur për një periudhë të kufizuar, ndërsa dorëzimet pritet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2028.

