Bordi i kompanisë Nvidia ka njoftuar se Jensen Huang ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv i gjigantit të teknologjisë.
Aksionet e firmës ranë përsëri pasi “New York Times” raportoi se Huang kishte një aferë me një drejtues në kompaninë e tij, shkruan BBC.
Të dielën, Huang pranoi se kishte aferë me një grua, që dyshohet se është spiune kineze.
Pekini ka paralajmëruar SHBA-në të mos i përdorë akuzat për spiunazh si pretekst për të kufizuar përsëri shitjet e teknologjisë në Kinë.
Nvidia tashmë po heton aferën që Huang ka pranuar, ashtu si edhe FBI-ja.
Burimi: indeksonline.net ↗

