Bayern Munich-u po ndjek nga afër zhvillimin e Brajan Grudës, të cilin e konsideron një talent me potencial të madh për të ardhmen.
Klubi bavarez e sheh futbollistin si një objektiv afatgjatë dhe beson se ai ka cilësitë për t’u shndërruar në një nga emrat e rëndësishëm të futbollit gjerman në vitet e ardhshëm, shkruan Indeksonline
Megjithatë, për momentin nuk ka negociata mes palëve. Interesimi i Bayern Munich-ut është ende në fazën e vëzhgimit dhe monitorimit të paraqitjeve të futbollistit.
Brajan Gruda has attracted Bayern's interest. The club like his profile and are monitoring his development, seeing how things progress with him. There are no negotiations yet. Gruda can play on the wing and at #10, that's why his profile is interesting for Bayern. Technically,… pic.twitter.com/938nl46NqP
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) November 12, 2026
Pra, bëhet fjalë për një interesim fillestar, ndërsa mbetet të shihet nëse gjiganti gjerman do të ndërmarrë hapa konkretë në të ardhmen./Indeksonline/

