Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Zhikica Belosheviq, 59-vjeçar dhe Gruica Belosheviq, 56-vjeçar, të arrestuar më 29 tetor nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile.
Ata dyshohen për përfshirje në masakrën e Padalishtës, së Istogut, të kryer më 26 mars 1999.
Në këtë seancë është e pranishme edhe Lirije Imeraj, e mbijetuar e masakrës, e cila humbi tetë anëtarë të familjes së saj, përfshirë bashkëshortin, vjehrrën dhe gjashtë fëmijë.
Pas më shumë se dy dekadash, drejtësia për viktimat e Padalishtës mbetet një kërkesë e familjarëve dhe të mbijetuarve. /Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

