KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensionet shpërthejnë në Abu Dhabi, Dvalishvili dhe Nurmagomedov përfshihen në përleshje fizike

Tensionet shpërthejnë në Abu Dhabi, Dvalishvili dhe Nurmagomedov përfshihen në përleshje fizike

Një incident fizik ka tronditur botën e UFC-së, pasi Merab Dvalishvili dhe Usman Nurmagomedov janë përfshirë në një përleshje në Abu Dhabi.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, Nurmagomedov iu afrua nga pas luftëtarit gjeorgjian dhe e goditi në fytyrë. Dvalishvili reagoi menjëherë, ndërsa situata u përshkallëzua me përfshirjen e pjesëtarëve të dy kampeve, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas incidentit, Dvalishvili publikoi një video ku shihej me fytyrën e gjakosur, duke reaguar ashpër ndaj kundërshtarëve dhe duke i akuzuar për sjellje tinëzare.

Përplasja vjen pas tensioneve të vazhdueshme mes dy kampeve, të cilat janë rritur që nga dueli i janarit 2025, kur Dvalishvili mposhti Umar Nurmagomedovin në UFC.

Të dy luftëtarët pritet të marrin pjesë në eventin e së shtunës të organizatës RAF. Dvalishvili do të përballet me Marlon Moraes, ndërsa Usman Nurmagomedov me Urijah Faber.

/GazetaBlic Sport/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.