KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministria e Shëndetësisë jep gati 6 milionë euro për furnizim me insulina

Ministria e Shëndetësisë jep gati 6 milionë euro për furnizim me insulina

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 5 milionë e 952 mijë e 501 euro për furnizim me insulina analoge.

Furnizimi do të bëhet në kuadër të Listës së Barnave Esenciale.

Sipas njoftimit, kontrata është ndarë në dy lote dhe është nënshkruar me kompaninë “MEDITECH”, raporton IndeksOnline.

Për lotin 1, që përfshin furnizimin me insulina analoge bifazike (premix), me veprim të shpejtë dhe të mesëm, është nënshkruar kontratë në vlerë prej 4 milionë e 791 mijë e 29.60 euro.

Ndërkaq, për lotin 2, që përfshin insulinat analoge me veprim të shpejtë, vlera e kontratës është 1 milion e 161 mijë e 472 euro.

Të dy kontratat janë nënshkruar më 10 nëntor, me të njëjtin operator ekonomik.

Sipas dokumentit të prokurimit, në këtë aktivitet ishin pranuar vetëm nga një tender për secilin lot dhe të dy tenderët ishin vlerësuar si të përgjegjshëm.

Kontrata është e natyrës kornizë publike, me kohëzgjatje prej 24 muajsh, ndërsa financimi do të bëhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Furnizimi me insulinat e kontraktuara do të bëhet në Depon e Barnave të Ministrisë së Shëndetësisë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.