Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, ka vendosur të lërë jashtë listës për ndeshjen ndaj Finlandës katër futbollistë.
Bëhet fjalë për Samuele Sinën, Ysni Ismailin, Feta Fetain dhe Klevi Qefalijën, të cilët do ta ndjekin takimin nga tribunat e stadiumit “Air Albania”, shkruan Indeksonline
Ndeshja Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve, zhvillohet sot, më 12 nëntor, me fillim nga ora 20:45.
Kuqezinjtë synojnë të shmangin humbjen në këtë përballje, rezultat që do t’u mjaftonte për të ruajtur vendin e parë në Grupin C1./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

