KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Raphinha e merr një tjetër vlerësim, Ancelotti ia beson shiritin e kapitenit të Brazilit

Raphinha e merr një tjetër vlerësim, Ancelotti ia beson shiritin e kapitenit të Brazilit

Raphinha po vazhdon të fitojë rëndësi në futbollin ndërkombëtar.

Sulmuesi i Barcelonës është përzgjedhur nga Carlo Ancelotti për të qenë kapiten i Brazilit në miqësoren e së shtunës kundër Japonisë, që do të zhvillohet në Singapor.

Mungesa e Marquinhos, kapitenit të Brazilit që nga viti 2021, për shkak të një lëndimi, ka bërë që shiriti t'i besohet futbollistit të Barcelonës.

Marquinhos ka 112 paraqitje me fanellën e kombëtares braziliane.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Raphinha mban shiritin e kapitenit te Brazili.

Ai e kishte ushtruar këtë rol edhe në njërën nga dy miqësoret e kaluara kundër Australisë.

Stafi teknik kishte shqyrtuar mundësinë që përgjegjësinë ta ndanin edhe Bruno Guimarães, Vinicius Junior dhe Gabriel Magalhães, por në fund vendosi t'i besojë sërish Raphinhas.

Përzgjedhja e tij lidhet me sjelljen dhe ndikimin brenda kombëtares, por edhe me rolin e rëndësishëm që ka si kapiten i Barcelonës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.