KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale ‘’Dhunim’’

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale ‘’Dhunim’’

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas njoftimit gjatë ditës së sotme është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  pasi i njëjti ishte përfshirë në veprën penale të Dhunimit.

Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.