Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se i gjithë fshati Lugbunar ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të një gypi të ujësjellësit me diametër FI 110 mm.
Sipas njoftimit të kompanisë, dëmtimi është shkaktuar nga një operator privat.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ekipet e saj kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e dëmtimit.
“Furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e këtij fshati pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin deri në sanimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit me ujë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

