KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Goal” thotë se Gjermanisë po i ikin talentet, përmend Erblin Osmanin e Bayernit

“Goal” thotë se Gjermanisë po i ikin talentet, përmend Erblin Osmanin e Bayernit

Futbollisti 17-vjeçar Erblin Osmani, i lindur në Munih dhe i formuar në akademinë e Bayern Munichut, së fundmi debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës.

Osmani më parë kishte përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat e reja, por tashmë ka zgjedhur të luajë për shtetin e tij të origjinës.

Kështu shkruan mes tjerash media e madhe sportive “Goal.com”, në artikullin me titullin “Gjermania është në telashe! Një “treg i ri i transfereve” po nxehet vazhdimisht e më shumë”, e ku përmenden telashet e kombëtares së Gjermanisë për ikjen e talenteve me shtetësi të dyfishtë, transmeton Klankosova.tv.

Ky medium shkruan se zgjedhja e përfaqësueses për një futbollist të ri zakonisht është çështje e ndjenjave dhe përkatësisë, por edhe e mënyrës se si federatat arrijnë të krijojnë lidhje me talentet e rinj.

Theksohet se rastet e tilla po nxjerrin në pah edhe dobësitë e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), ndërsa federatat e vendeve të tjera po tregohen gjithnjë e më të organizuara në identifikimin dhe afrimin e futbollistëve me shtetësi të dyfishtë që jetojnë në Gjermani.

Në veçanti, federatat e vendeve me komunitete të mëdha emigrantësh në Gjermani po zhvillojnë kërkime të organizuara për talentet e reja me prejardhje nga ato shtete.

Shqetësimin për këtë situatë e ka shprehur edhe Jochen Sauer, drejtues i sektorit të zhvillimit të të rinjve te Bayern Munichu.

“Mes federatave tashmë ka konkurrencë dhe ne duhet të përballemi urgjentisht me këtë realitet”, ka deklaruar Sauer në një intervistë për mediumin SPOX.

Federatat e huaja që veprojnë në Gjermani po përpiqen t'i identifikojnë sa më herët futbollistët me shtetësi të dyfishtë dhe të krijojnë një lidhje emocionale me ta. Një shembull është Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila, sipas “Goal”, organizon rregullisht kampe vëzhgimi të talenteve në afërsi të Frankfurtit.

“Goal” thotë se Kosova ka edhe një trajner gjerman në krye të Përfaqësueses, Franco Foda, i cili së fundmi arriti ta bindë Osmanin që të ndërrojë përfaqësuesen.

Në shtator, Osmani debutoi me Kosovën, duke u bërë futbollisti më i ri që ka veshur fanellën e Përfaqësueses në historinë e saj.

Edhe te Bayern Munichu, ai mban një vend të veçantë në historinë e klubit, pasi është lojtari i tretë më i ri që ka luajtur për ekipin bavarez, pas Pavicit dhe Wannerit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.