Paraqitjet e mira të Lutfi Dalipit me fanellën e Vaduzit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Bundesligës gjermane, mes tyre edhe RB Leipzig.
Sipas gazetarit Andre Oechsner, klubi gjerman po përcjell nga afër zhvillimin dhe paraqitjet e futbollistit shqiptar, shkruan Indeksonline
Dalipi po kalon një sezon mbresëlënës me Vaduzin, ku në 13 ndeshje kampionale ka shënuar pesë gola dhe ka regjistruar nëntë asistime.
ℹ️🔴🇱🇮
RB Leipzig are keeping an eye on Lutfi Dalipi’s performances
RB are one of the Bundesliga clubs monitoring Dalipi’s progress
Dalipi leads the way with 5 goals and 9 assists in 13 league matches for Vaduz#RBLeipzig #FCVaduz #BSCYB pic.twitter.com/M9YLPSV4ut
— Andre Oechsner (@andreoeausm) November 11, 2026
Me 14 kontribute në gola, futbollisti shqiptar është ndër lojtarët më produktivë të kampionatit, ndërsa paraqitjet e tij kanë filluar të tërheqin interesimin e klubeve të nivelit më të lartë.
Për momentin nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare, por interesimi i RB Leipzig përbën një zhvillim të rëndësishëm në karrierën e Dalipit./Indeksonline/
Lutfi Dalipi në krye të renditjes së CIES-it, lë pas talentët e futbollit botëror

