Futbollisti shqiptar Lutfi Dalipi është renditur në vendin e parë në një vlerësim të publikuar nga “CIES”, në bashkëpunim me kompaninë “Impect”, që analizon performancën e futbollistëve.
CIES ka përfshirë futbollistët nën moshën 21-vjeçare që kanë regjistruar paraqitjet më të mira në raport me lojtarët e tjerë të skuadrave të tyre, në 65 gara të ndryshme në mbarë botën. Në këtë vlerësim janë marrë parasysh futbollistët që kanë luajtur më shumë se 450 minuta, shkruan Indeksonline
Top U2⃣1⃣ outfield players vs teammates in 6⃣5⃣ leagues 🌐 as per #CIES Index with @impect_official 📊
🥇 #LutfiDalipi 🇨🇭🇦🇱🇽🇰🇵🇹 x1.865
🥈 #GianlucaPrestianni 🇦🇷 x1.715
🥉 #JorgeSalinas 🇪🇸 x1.641
Top 💯 👉 https://t.co/A5AxsMkLxl#Mastantuono 🇦🇷 #Yassine 🇲🇦 #Felicissimo 🇵🇹 #Menzo… pic.twitter.com/NlTjseAL6w— CIES Football Obs (@CIES_Football) November 11, 2026
Dalipi, i cili është në pronësi të Young Boys dhe aktualisht luan si i huazuar te FC Vaduz në Zvicër, kryeson renditjen me vlerësimin 1.96, duke lënë pas disa prej talenteve më të spikatura të futbollit ndërkombëtar.
Në vendin e dytë është argjentinasi Gianluca Prestianni, futbollist i Benficës, me indeksin 1.715, ndërsa në pozitën e tretë renditet spanjolli Jorge Salinas i Racing Santander, me koeficientin 1.641.
Pesëshen e parë e plotësojnë Franco Mastantuono, i cili është i huazuar te Fiorentina nga Real Madridi, dhe Gessime Yassine i Strasburgut./Indeksonline/

