KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputeti zviceran Michaël Buffat del para gjyqit për dhunë në familje: Akuzohet për keqtrajtim shumëvjeçar të bashkëshortes

Deputeti zviceran Michaël Buffat del para gjyqit për dhunë në familje: Akuzohet për keqtrajtim shumëvjeçar të bashkëshortes

Deputeti i Partisë Popullore të Zvicrës (SVP) nga kantoni i Vaud-it, Michaël Buffat, do të dalë para trupit gjykues më 23 nëntor në Yverdon-les-Bains, i akuzuar për dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ndodhet në proces ndarjeje.

Njoftimi është konfirmuar nga mediat zvicerane duke iu referuar aktakuzës së Prokurorisë së kantonit Vaud.

Sipas aktakuzës, Buffat fajësohet se gjatë periudhës mes viteve 2015 dhe 2024 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e fyer, kërcënuar dhe kontrolluar lëvizjet e saj përmes pajisjeve GPS.

Dosja e prokurorisë përmban akuza të rënda për privim lirie, pengim të largimit nga shtëpia, kërcënim me armë zjarri, si dhe goditje fizike që i kanë shkaktuar viktimës lëndime, përfshirë thyerjen e një gishti.

Politikani zviceran do të përballet me akuza për lëndim, shtrëngim, kërcënim dhe privim të paligjshëm nga liria.

Në të njëjtin proces gjyqësor do të përgjigjet edhe vetë bashkëshortja e tij.

Ajo akuzohet për sulme fizike dhe shtrëngim, pasi dyshohet se në tetor të vitit 2023 e ka kërcënuar deputetin me bërjen publike të akuzave për dhunë, me qëllim që ta detyronte të nënshkruante marrëveshjen e divorcit dhe t’i paguante një shumë prej 100 mijë frangash.

Skandali rreth deputetit Buffat u bë publik që në vitin 2023, kohë kur ai i kishte hedhur poshtë pretendimet. Megjithatë, përballë ngritjes zyrtare të aktakuzës nga prokuroria, ai është tërhequr përkohësisht nga funksionet drejtuese brenda degës kantonale të SVP-së në Vaud.

Partia Popullore e Zvicrës (SVP) është forca më e madhe politike në vend. Ajo është e njohur për politika populliste dhe anti-imigrim dhe ka dominuar skenën politike zvicerane për dekada përmes fushatave agresive dhe diskriminuese.

Për vite me radhë, SVP-ja e ka goditur shpesh mërgatën shqiptare, duke e fajësuar në mënyrë kolektive për kriminalitet dhe duke nxitur iniciativa ligjore dhe referendume që synojnë kufizimin e të drejtave të huajve, integrimin e tyre apo lidhjet e tyre me vendlindjen.

Kjo qasje ksenofobe, e kombinuar me opozitën e saj të ashpër ndaj çdo afrimi me Bashkimin Evropian dhe mbrojtjen dogmatike të një izolimi të rreptë zviceran, e ka vendosur vazhdimisht partinë në qendër të kritikave të ashpra nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe shoqëria civile./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.