Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës që të bashkohen në protestën e paralajmëruar për nesër, më 12 nëntor, në orën 11:00, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut në Toskanë.
Përmes një thirrjeje në një postim në FB, sindikata kërkon mobilizim të punëtorëve për të kërkuar pagë të dinjitetshme, pagën e 13-të dhe vlerësimin e kontributit dhe sakrificës së tyre.
“Ejani nesër me krenari, me dinjitet dhe me vendosmëri. Le ta dëgjojnë zërin e punëtorit ata që vendosin për të ardhmen tonë! Për pagë të dinjitetshme! Për pagën e 13-të! Për vlerësimin e djersës dhe sakrificës sonë!”, thuhet në reagim.
Burimi: indeksonline.net ↗

